Në rast se situata orët në vijim nis të përkeqësohet do të jemi të detyruar që të evakuojmë banorët.Kështu shprehet Administratori i Njësisë Ana e Malit Arben Ceni i cili thekson se niveli i ujit është rritur ndjeshëm, ndërkohë në disa shtëpi uji ka nisur të futet brenda.

Gjithashtu Ceni thekson se stacioni tjetër i pompave rrezikon të përmbytet pas atij të Oblikës i përmbytur pak ditë më parë,

çka e bën më të vështirë gjendjen për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve atje.

Për familjet e Obotit paraqiten nevoja ditore për bazë ushqimore dhe ujë të pijshëm. Po ashtu për blegtorinë kërkohet furnizimi me koncentrat dhe bar i thatë.

Deri tani strukturat përkatëse nuk kanë pranuar të shpallin gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga përmbytjet në zonën e nënshkodrës.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE