.Vllaznia ka lënë festat dhe i është rikthyer seancave stërvitore. Në ditën e parë pas pushimeve trajneri i kuqebluve Armando Cungu thotë se nuk pret shumë ndryshime në ekipin e tij.

Përveç Arsen Hajdarit mundësitë për lojtarë të tjerë janë të pakta. Tekniku Cungu i pyetur për sulmuesin Sukaj dhe dëshirën e tij për të qenë tek Vllaznia thotë se nuk mund të bëjë hipokritin sepse Sukaj është një lojtar i shtrenjtë. Trajneri i Vllaznisë thotë se ende nuk është vendosur asgjë për fazën përgatitore ndërsa kërkon që të zhvillohet në Ulqin të Malit të Zi. Në ditët në vijim pritet që të ketë lojtarë të tjerë që mund të vijnë në provë edhe pse shanset nuk janë shumë të mëdha për shkak të situatës ekonomike në klub.

Artikulli paraprakDËBORA ZBARDH VERIUN, KUJDES NË KËTO AKSE
Artikulli tjetërTAMARË – VERMOSH, “AKSI ËSHTË I KALUESHËM”