QYTETARËT: KJO SITUATË ËSHTË E PAPRANUESHME, NA DËMTON SHUMË.Me dhjetra emigrant që kanë ardhur nga vende të ndryshme nuk kanë mundur gjatë këtyre dy ditëve që të paisen me pasaporta. Kjo për shkak të një defekti të linjës satelitore që vjen në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Shkodër.

Emigrantët ankohen dhe thonë se kjo situatë është e patolerueshme. Disa prej tyre kanë çuar dëm qindra euro si shkak i vonesave në paisjen me pasaporta.
përgjegjësja e zyrës se gjendjes civile në Bashkinë Shkodër Vera Gradeci jashtë kamerave tha se nuk është faji i kësaj zyre por i kompanisë e cila ka defekt në linjën satelitore me të cilën kryhet çdo funksion. Mësohet se teknikët po punojnë dhe pritet që brenda ditës së sotme gjithçka të zgjidhet dhe të nisë normalisht paisja e qytetarëve me pasaporta e çertefikata.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/o8A6TCnK-Xo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]