Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest shtëpie dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane, Albert Riska, i arrestuar në 9 maj të këtij viti për korrupsion.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie u bë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të Z. Rriska.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Dekani i akuzuar për korrupsion prej kohësh vuante nga diabeti, ndaj për këtë arsye një vit më parë ka prerë dhe gishtin e këmbës.

Po ashtu të njëjta burime garantojnë se Riska kishte probleme edhe me gangrenën. Duke shqyrtuar kërkesën dhe raportin shëndetësor, gjykata e Elbasanit vendosi zëvendësimin e masës së arrestit, duke e lënë në arrest shtëpie.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane së bashku me shefen e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi pedagogen e fakultetit të ekonomikut Erjola Çalja dhe 4 sekserë të tjerë u arrestuan nga policia ,

e cila aso kohe bëri me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Artikulli paraprakFAMILJARËT E KËRKONIN PREJ TË HËNËS, GJENDET I PAJETË NË VASKAT E PESHKUT I MITURI
Artikulli tjetërARTISTËT, AFAT QEVERISË DERI TË PREMTEN QË TË TËRHIQET