Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në banesën e 11-vjeçares e cila u ngacmua nga mësuesi në Lutfinjë të Tepelenës.

Mësuesi i matematikës Myzo Dida u la i lirë nga ana e gjykatës, deri në përfundimin e hetimeve.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga ana e policisë lidhur me autorët e mundshëm të të shtënave, dhe as rrethanat e tjera të ngjarjes.

Pak ditë më parë familjarët kanë pohuar se kanë pasur frikë të dërgojnë vajzën në shkollë, pasi dhe ajo vetë nuk ka pranuar që të kthehej më në shkollën ku ka vuajtur ngacmimin seksual.

Në një intervistë me Fax News pak ditë më parë gjyshja e 11-vjeçares u shpreh se vajza është shumë e hutuar dhe e mbyllur në vetvete.

Ajo tha se e vogla i ka përjetuar shumë keq momentet në shkollë, dhe shteti ka vendosur derimë tani në favor të mësuesit dhe jo të familjes.

Vetë Dida nuk është paraqitur më në seancat gjyqësore, ndërsa avokati i familjes e ka cilësuar absurd lirimin e tij nga arresti me burg.

Artikulli paraprakVDEKJA E 5 VJEÇARES , GJYSHËRIT: DREJTUESI I MJETIT, I DEHUR, U FSHEHËN
Artikulli tjetërHIDHET NGA KATI I 12-TË I PALLATIT, VDES 21 VJEÇARI