Deputetja Mimoza Hafizi i kërkon kryeministrit njëkohësisht kryetarit të PS-së të kërkojë ndjesë për skenat e dhunës së ditës së hënë në Tiranë por dhe të incidentit të Elbasanit.

Në fjalën e mbajtur prej saj para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të 9 Marsit 2016 Mimoza Hafizi thotë se nuk ia fal që erdhi dita të ketë frikë që ajo apo kolegët e saj të kërcënohen fizikisht se nuk janë dakord me të. E quan të papranueshme faktin që Rama përpiqet të mbulojë me terr informativ ata që thonë mendimin kundër dhe paralajmëron: “Nëse vazhdon kështu e kam s humë të vështirë të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike”. Hafizi thotë se propozimi për referendum është një konfuzion më shumë brenda PS-së.

Artikulli paraprakKUVENDI PËRFSHIHET NË DEBATE EDHE PA OPOZITËN, REPLIKA RAMA – DULE
Artikulli tjetërGOLEMI: SËMUNDJET E VESHKËS NË RRITJE, S’KA KAPACITET PËR TRANSPLANT