Një veteran i Luftës së Dytë Botërore kërkon që t’i dërgojnë nga e gjithë bota 100 letra për 100-vjetorin e ditëlindjes.

Joe Cuba nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, kërkon që të marrë 100 letra ditëlindjeje.

“Unë jam një veteran i Luftës së II Botërore dhe do të mbush 100 vjeç më 2 Mars 2019. Do të doja të më dërgonin 100 kartolina për ditëlindje”, thotë ai.

Por kjo dëshirë e tij është plotësuar, madje dhe është tejkaluar. Deri më tani në adresë të tij kanë mbërritur 10 mijë letra, kur duhen edhe disa ditë deri në ditëlindjen e tij.

“Realisht nuk i prisja gjithë këto letra. Mora një tufë prej tyre dhe nuk mund t’u kthej përgjigje të gjithëve”, tha Joe për BBC. Letrat që kanë mbërritur deri tani janë nga Puerto Riko, Guam, Gjermania, Britania e Madhe.

Besohet se janë nisur kartolina edhe nga Japonia, Australia, Zelanda e Re, të cilat janë në postë. Shumë persona të tjerë i kanë bërë dedikime në rrjetet sociale. Artistë të ndryshëm kanë krijuar portrete të tij.

Artikulli paraprakRRËZOHET HELIKOPTERI , MINISTRI NË MESIN E 7 VIKTIMAVE
Artikulli tjetërKUVENDI KTHEHET TË MARTAVE BASHKË ME PROTESTËN E OPOZITËS