Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë për dështimin e takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi.

 Njësoj si SHBA, edhe BE thekson se deputetët mbajnë përgjegjësi të veçantëë para qytetarëve që kërkojnë gjyqësor të pavarur.“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi. Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv. Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLARGOHET HOFFMAN, RAMA: NJË MIK I MIRË I SHQIPËRISË
Artikulli tjetërRAMA-NOKËS: KANË ARDHUR 1001, DO TË VIJNË EDHE 1900 MUXHAHEDINË TË TJERË