Skender Dizdari ndryshe nga shumë të rinj të vitit 1991 që zgjodhën Partinë Demokratike mori një vendim tjetër.

Që në rininë e tij u bë pjesë e Partisë Socialiste të Shkodrës. Në 27 vjetorin e themelimit të kësaj force politike Dizdari tregon se PS erdhi si domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.

Për të rinjtë socialistë para 27 viteve por edhe më pas ishte e vështirë, aq më tepër në një qytet si Shkodra nga ku nisën të gjitha lëvizjet demokratike kundër regjimit monist.

Dizdari rrëfen se Partia Demokratike nuk e arriti qëllimin e saj dhe u përfshi nga neo-komunizmi.

I pyetur nëse PS ishte zgjatim i Partisë së Punës siç shpesh herë akuzohet, Skender Dizdari nuk është dakord sepse thinjat e bardha u zëvendësuan me konceptet e reja të rinisë.

Momentet delikate janë të shumta në 27 vite për PS-në e Shkodrës. Një prej tyre ishte kur socialistët pasi humbën për vete mbështetën në balotazh kandidatin e të djathtës së bashkuar Bahri Boriçi në zgjedhjet vendore të 1996 i cili fitoi ndaj kandidatit të PD Artur Luka.

Djegien e komisariatit të policisë, gjykatës së Shkodrës, marrjen peng të prefektit apo ngjarje të ngjashme i cilëson si pjesë e zezë e historisë për të cilat qyteti në atë kohë duhej të reagonte për t’i shmangur.

Sot pas 27 vitesh Skender Dizdari flet me pozitivitet për të rinjtë e PS ndërsa jep edhe mesazhin e tij.

Skender Dizdari mbajti postin e sekretarit të PS Shkodër ndërsa ishte edhe kandidat për deputet në 1997, atëherë kur Shqipëria u përfshi nga trazirat që sollën thuajse një luftë civile.

Pas 27 vitesh është ende prezent për të dhënë kontributin e tij në radhët e socialistëve shkodran.

 

Artikulli paraprak“TË JETOSH PËR TË USHQYER VDEKJEN”
Artikulli tjetërMIJËRA PELEGRINË NË KISHËN E SHNA NDOUT