Një foshnjë 4 muajshe ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të fruthit në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik thanë se foshnja kishte pasur edhe probleme pulmonare.

Komplikacionet më të tej të sëmundjes së fruthit sollën edhe humbjen e jetës për foshnjën 4 muajshe.

ISHP ka bërë me dije se vetëm në dy javët e para të janarit janë rregjistruar 15 raste të prekur me fruth.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY DREJTUES TE COSA NOSTRAS
Artikulli tjetërARRESTOHET 27-VJEÇARI QË KËRCËNOI TË VRISTE SA MË SHUMË VAJZA