Dy aksidente me pasojë dy të plagosur kanë ndodhur gjatë pasdites së sotme në qarkun e Elbasanit.

Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Mengël, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan – Librazhd teksa makina ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në vendin e quajtur “Spaikorre” në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një person që ecte me biçikletë.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Artikulli paraprakARRESTOHET ÇIFTI SHQIPTARO-RUMUN SHISTE KOKAINË
Artikulli tjetërEKSTRADOHET NGA BULLGARIA FALSIFIKATORJA SHQIPTARE