KY REKORD HISTORIC, REFEROHET NGA STATISTIKAT E MINISTRISË SË FINANCAVE Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kalon nivelin e 1 trilion lekëve. Shifra, e vështirë për t’u përfytyruar nga qytetari i thjeshtë, është e barabartë me 1 mijë miliardë lekë të reja (shifër me 12 zero) ose 10 mijë miliardë lekë të vjetra.

Ky rekord historik, i arritur më 31 mars të këtij viti, referohet publikisht nga statistikat e ministrisë së Financave, ende jopërfundimtare. Po të kujtojmë se në fund të marsit të një viti jo shumë të largët – 2009-ës – shifra ishte vetëm 390 miliardë lekë, shihet se qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë këto gjashtë vitet e fundit një sprint të paimagjinueshëm drejt humnerës së borxheve. Por jo në të gjithë vitet e fundit ritmi i huamarrjes ka qenë i njejtë. Gjatë periudhës janar-mars të vitit 2012 psh borxhi publik është rritur mesatarisht me 1.2 milionë euro në ditë. Kjo shifër u dyfishua, në 2.5 milionë euro/ditë gjatë tremujorit të parë të vitit pasardhës. Në vitin e ndryshimit të pushteteve pati një rënie relative, me rritjen me 1 milion euro në ditë të borxhit të shtetit shqiptar. Por rekordi është vendosur pikërisht këtë vit, me rritjen në masën 3.4 milionë euro në ditë të stokut të borxheve. Për të arritur tek niveli mbi 1 trilion lekë, nga 977 miliardë lekë që ishte në fund të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakRAMA, LAJMËRON AKSIONIN PËR HIDROKARBURET
Artikulli tjetërAVIONI I ISH PRESIDENTIT KLINTON, BËN ULJE TË DETYRUAR