Situata e reshjeve ka vijuar të rëndohet sidomos në jug të vendit. Autoritetet shtetërore po kanë vijuar përforcimin kapaciteteve njerëzore dhe teknike në zonat më të rrezikuara, kryesisht në pjesën e poshtme tëpellgut të lumit Vjosë, qarqet Fier dhe Vlorë. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve tëzonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve. Të gjitha kapacitet hoteliere dhe kapacitet e transportit publik e privat në qarqet Fier dhe Vlorë duhet të bashkëpunojnë për të marrë pjesë të organizuar në evakuimin e qytetarëve të prekur.

Shtabet e emergjencave në këto qarqe janë udhëzuar që, në zbatim të ligjit, të marrin masa për të angazhuar të gjitha kapacitetet publike e private në përballimin situatës. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje të gjithë subjekteve private për të kontaktuar me shtabet përkatëse të emergjencës pranë prefekturave dhe për të vënë të gjitha kapacitet e tyre në shërbim të interesit të lartë publik, shpëtimit të jetës së qytetarëve që janë të rrezikuar nga përmbytja.

Si pjesë e këtij njoftimi vijon të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, THIRRJET PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërRAMA:SITUATË E JASHTËZAKONSHME, I GJITHË SHTETI ËSHTË NË KËMBË