SIPAS TË DHËNAVE NGA MINISTRIA, HUMBJET JANË 37 %. Koha kur qyteti i Shkodrës renditej në vendin e fundit përsa i takon faturimit të energjisë elektrike, duket se i ka ardhur fundi. Referuar statistikave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bëhet me dije se në qytetin e Shkodrës, niveli i arkëtimeve është rreth 60 % përqind, ndërkohë që pas aksioneve të OSHEE-së, janë ulur edhe humbjet në rrjet, të cilat përcaktohen në 37 %.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e OSHEE-së në Shkodër, bëhet me dije se krahasuar me vitin 2013-të, ka një ndryshim pozitiv të shifrave. Megjithatë, tashmë në kuadër edhe të planit kombëtar të masave, OSHEE, do të jetë sërish në terren për të ndëshkuar të gjithë abuzuesit me energjinë elektrike. Sipas po të njëjtave burime, mësohet se aksionet do të përqendrohen në zona, të cilat nuk i paguajnë prej 20 vitesh faturat e energjisë elektrike, në të cilat bëjnë pjesë zonat periferike të qytetit të Shkodrës, por edhe disa prej komunave të Qarkut të Shkodrës. Sipas drejtuesve të energjetikës,  në qytetin e Shkodrës, jo vetëm gjatë prezantimit të planit kombëtar për energjinë, por edhe më përpara nga ministria e linjës, është përcaktuar qartë se do të shihen me përpikmëri të gjitha ato familje, të cilat nuk kanë mundësi për të paguar energjinë, por nga ana tjetër do të ndëshkohen të gjitha ato familje apo subjekte, të cilat nuk shlyejnë faturat e energjisë dhe barra e tyre bie mbi familjet më të varfra.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/41KioK-cGOw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]