Monedha e përbashkët europiane është zhvlerësuar ndjeshëm gjatë periudhës së fund-vitit për shkak të shpenzimeve për festa dhe ardhjes së emigrantëve. Një euro në kursin e këmbimit valutor vendas këmbehet me 121.7 lekë, duke pësuar një rënie me afërsisht 2 lekë krahasuar me një muaj më parë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se përveç faktorëve sezonalë ku ka një kërkesë të shtuar për të këmbyer euron me lekun, nuk mungojnë as spekulimet me kursin.

Sipas studiuesve faktorët që po ndikojnë janë sezonalë dhe jo afatgjatë, çka pritet që këto efekte të shterojnë në fund të javës së parë të Janarit dhe euro të rikthehet në ekuilibrin e ri tashmë mes vlerave 123 dhe 124 lekë.

Edhe valutat e tjera të forta në tregun e këmbimit valutor kanë pësuar një rënie, ku dollari blihet me 108.6 lekë ndërsa paundi britanik me 143 lekë.

Artikulli paraprakSHËRBIMET ONLINE/ MANASTIRLIU: 41 SHËRBIME ONLINE NGA 1 JANARI. FUND RRADHËVE TË PRITJES DHE RRYSHFETIT
Artikulli tjetërFOLËN PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE, AMAZON KËRCËNON SE DO T’I PUSHOJË NGA PUNA AKTIVISTËT