Një punonjës policie është ndaluar për falsifikim në procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike, duke shtuar në listë një person me të dhëna të falsifikuara.

Në shkresën nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka përcjellë në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaporte biometrike.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi Faik Ujkaj në shkresën që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e këtij të fundit.

Sipas aktit te ekspertimit përkates ka rezultuar se emri i shtuar në shkresë si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit për pajisjen me pasaportë biometrike në emër të shtetasit Admir Piranaj janë shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj,

si dhe vulat e komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe nënshkrimi i shefit te komisariatit në formularin e pajisjes me pasaporte biometrike janë të falsifikuara.

Eshte ekzekutuar masa e sigurimit e vendosur nga gjykata.Hetimi eshte bere nga prokuroria Shkoder . Veprat penale shperdorimi i detyres dhe falsifikimi i dokumentave.

Pra ky punonjes policie ne patrulle ka falsifikuar nje praktike ne favor te nje shtetasi tjeter.

Artikulli paraprakNË PRANGA TETË SHQIPTARË DHE NJË POLIC, NË KËRKIM NJË TJETËR
Artikulli tjetërNGRITJA E KLP NË RREZIK. CALAVERA THIRRJE PROKURORËVE: APLIKONI