Diego Simeone do të jetë trajner i Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-s, me institucionin më të madh të futbollit Europian që ka falur teknikun argjentinas për veprimin kontravers të bërë në takimin e parë gjatë festimit të golit të dytë kundër bardhezinjve.

Megjithatë, Simeone nuk ia ka hedhur, pasi UEFA e ka gjobitur argjentinasin me 20 mijë euro.

Veprimi i trajnerit nuk u përfshi në raportin e arbitrit, por u hetua nga organi qeverisës i futbollit evropian dhe vetë Simeone u kërkoi ndjesë për çdo shkelje të shkaktuar, duke shpjeguar se nuk kishte si qëllim të shkel privatësinë e askujt.

Artikulli paraprakAUTORITETI I DOSJEVE, BOTIM MBI PRESIONIN E USHTRUAR GJATË DIKTATURËS
Artikulli tjetërZBULOHET NJË FUÇI ME KANABIS, ISHTE GROPOSUR