Ndonëse ishte si pikë referimi për organizimin e dasmave, një lokal në Peshkopi i është mbyllur aktiviteti.

Kështu, pas kontrolleve të ushtruara të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u konstatua se në këtë restorant mungonin kushtet higjeno sanitare. Po ashtu ndaj biznesit u mor edhe masa administrative me gjobë me vlerën 300.000 lekë.

“Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al

si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Artikulli paraprakEKSODI NGA KRIZA POLITIKE DHE EKONOMIKE, 2.5 MLN BANORË JANË LARGUAR PËR 4 VITE
Artikulli tjetër‘EKONOMIA’/ OPOZITA BOJKOT, RAPORTON AHMETAJ: BUXHETI PËSOI GODITJE, VIT REKORD PËR TURIZMIN DHE INVESTIMET E HUAJA