Për të dytin vit rradhazi, në qytetin e Shkodrës organizohet “Fushata Kombëtare e Leximit”. Ky projekt i iniciuar nga Ministria e Kulturës shtrihet në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e qytetit.

Përgjegjësja e Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, Magdalena Haxhi shprehet se gjatë nëntorit janë parashikuar 8 aktivitete të cilat synojnë të afrojnë moshat e reja me librin.

Haxhi bën me dije se në kuadër të kësaj lëvizjeje, pritet që në ditët në vazhdim të zhvillohet një konkurs letrar mes gjimnazeve të qytetit të Shkodrës.

Fushata e Leximit zhvillohet njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë duke përfshirë të gjitha shkollat, bibliotekat e rretheve dhe libraritë. Kjo fushatë përfshin autorë, përkthyes dhe mësues të njohur në vend.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE