Javën e kaluar, shtatë elefantë janë gjetur të ngordhur në Sri Lanka. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe dyshimet e para lidhen me helmimin.

Katër trupa janë gjetur të premten dhe tre të tjerë, të shtunën në rezervuarin Habarana Forest.

Sipat mediave të huaja, të gjithë elefantët ishin femra nga e njëjta tufë dhe njëra ishte shtazënë. Oficerët dhe personat që vëzhgojnë zonën, janë duke hulumtuar për ndonjë shenjë që lidhet me ngordhjen e elefantëve.

Ndërsa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e tyre, zyrtarët dyshojnë se mund të jenë helmuar nga fshatarët e zemëruar për shkatërrimin e prodhimeve.

Artikulli paraprakNJË SHQIPTAR NË SKEMËN E TRUKIMIT TË PATENTAVE
Artikulli tjetërKANDIDATET RUMUN DHE HUNGAREZ TË URSULA VON DER LEYEN REFUZOHEN NGA PARLAMENTI EUROPIAN