Prononcimi i Damian Gjiknurit nga Vlora
Unë e them edhe një thirrje për opozitën, ata kanë shansin që të regjistrohen pavarësisht se kanë tejkaluar afatet , unë e them edhe një thirrje për opozitën, të enë mundësinë të regjistrohen në zgjedhje dhe të marrin pjesë dhe të konkurrojnë denjësisht në zgjedhje. Ne nuk mund të devijojmë nga rruga jonë kushtetuese, dhe 30 qershorin do ta çojmë deri në fund.

Unë dëshiroj që DP të bëhet pjesë e garës sepse ne na shijon fitorja me kundërshtarë të fortë. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë t’i fitojë të gjitha bashkitë në qarkun Vlorë edhe me kundërshtarë. Unë uroj përditë që të kemi kundërshtarë

Ashtu si dhe në 2017 thoja që mezi pres të hyjë PD për të nxjerrë vlerat e PS-së në zonën e Vlorës.

Ne si parti politike jemi të gatshëm të ulemi në një marrëveshje, të dialogojmë me ta, që mundëson hyrjen e tyre në zgjedhje. Që do të thotë, çfarëdolloj kushti që ata kërkojnë sa i përket çështjeve të zgjedhjeve: garanci ekstra, jo shtyrje zgjedhjesh sepse datën e përcakton ligji dhe kushtetuta, nuk e ka në dorë PS.

Çfarë kemi ne në dorë që së bashku të ndryshojmë ligjin zgjedhor, të ofrojmë mundësi shtese, ne ja mundësojmë PD dhe ata në çdo kohë janë të mirëpritur për të bërë një garë, siç duhet siç bëmë në 2017 ta bëjmë edhe tani, secili të marrë hakën që i jep populli

Nuk mund të them se ka sinjale, se gjuha e PD nuk po ndryshon, por kryeministri e ka thënë qartë: Hajde flasim, hajde të ulemi. Konfliktet nuk zgjidhen me gjuhë rrugë, por me marrëveshje në tavolinë, por pa cënuar kushtetutën. Ne jemi të gatshëm që pa cënuar kushtetutën të ofrojmë çdo garanci që Partia Demokratike të konkurrojë.

Artikulli paraprakHAPET KINEMAJA MË E REHATSHME NË BOTË
Artikulli tjetërATAKU KARDIAK, PORTO MERR VENDIMIN PËR CASILLAS