1 I VDEKUR DHE 7 TE PLAGOSUR BILANCI I AKSIDENTIT.Një aksident mes 35 makinash ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në kilometrin e 61-të në aksin rrugor Athinë-Lamia.Nga aksidenti një grua e re ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur, 2 prej të cilëve u dërguan në gjendje të rëndë në spital.

Menjëherë pas aksidentit sipas mediave në vendngjarje kanë mbërritur 12 zjarrfikëse dhe 8 ambulanca, të cilat kanë evakuuar nga 4 makina të plagosurit.Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një autobus me studentë, të cilën nuk janë të lënduar. Për shkak të aksidentit policia ka marrë masa për devijimin e mjeteve në nyjën e Schimatariou.Policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur edhe shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakKAPET HEROINË NË HANIN E HOTIT
Artikulli tjetërTHAÇI FLET SI MINISTËR I JASHTËM