Mëngjesin e së mërkurës, në orën 4:00, rezidenca e ambasadorit amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt është sulmuar me bojë të zezë. Një grup prej 10 personash kanë hedhur bojë të zezë dhe tymuese në muret e rezidencës, pranë ambasadës Amerikane dhe më pas u tentuan të largohen me shpejtësi. Megjithatë, pak metra më tutje policia ka bërë të mundur ndalimin e 9 personave dhe po merren në pyetje.

Në një status në Twitter, ambasadori ka komentuar sulmin, ku ka theksuar se do kujdeset që autorët të ndëshkohen sipas ligjit.

“Mirëmëngjes, u zgjova për shkak të një vandalizmi fëmijëror jashtë rezidencës ku jetoj. Do të vazhdoj të punoj me autoritetet greke për të ndëshkuar fajtorët sipas ligjit. Shkatërrimi i pronës nuk është një protestë paqësore”, tha ambasadori.

Siç shkruajnë mediat greke, sulmi ka ardhur pas refuzimit për të lejuar pjesëtarë të grupimit anarkist “Rouvikonas” për të zhvilluar një grevë urie më 2 maj.