Banorët në fshatin Grilë, në Malësinë e Madhe nuk do të pagujanë më tarifën prej 200 lekësh për mirëmbajtjen e matësve të ujit për abonentët familjar.

Ato shprehen se prej 2 vitesh, rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm ka pësuar defekt duke bërë që uji të mbërrijë i ndotur në shtëpitë e tyre.

Edhe më parë, banorët e fshatit Grilë kanë bërë ankesa pranë institucioneve përgjegjëse për riparimin e defektit, por pavarësisht kërkesave askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e këtij defekti.

Banorët shprehen se ky problem duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme, për aq kohë sa ato i pagujanë taksat rregullisht. Një situatë e tillë është e pajustifikueshme për ta,

pasi fëmijë dhe të rritur po konsumojnë ujë të pijshëm jashtë standarteve. Banorët shprehen se nuk do të pagujanë taksën e mirëmbatjes deri në momentin që uji i pijshëm të kthehet në shtëpitë e tyre.