Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar, ku ka votuar edhe për përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani.

Po ashtu mes të tjerave deputetët socialistë diskutuan edhe për propozimin e kreu të PD, Lulzim Basha për vettingun e politikanëve.

Burime nga mbledhja, bëjnë të ditur se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar.

Propozimi i Bashës për vetting të politikës është një propagandë e tij. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe këtë e garanton 100% reforma në drejtësi“, mësohet se ka thënë Balla.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar socialist ka thënë se Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht vettingun për politikanët.

Artikulli paraprakVETTINGU, KPK SHKARKON NGA DETYRA PROKURORIN BUJAR HOTI
Artikulli tjetërOPOZITA DO TË BOJKOTOJË SËRISH KUVENDIN TË ENJTEN, MBLEDHJE PARALELE NË DURRËS (DETAJE)