Një banesë në fshatin Peshtan të Fierit është grabitur në mes të ditës.

Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur dy bashkëshortët nuk kanë qenë në shtëpi dhe kanë hyrë për të grabitur.

Mësohet se në banesën e shtetasit me inicialet L.F. 66 vjeç janë grabitur një shumë parash prej 500 mijë lekësh të vjetra si dhe sendet me vlerë që kanë gjetur.

Çifti ka denoncuar në polici grabitjen duke thënë se paratë ishin të ardhura nga pensioni mujor. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Artikulli paraprakDO EKSTRADOHET DREJT ANGLISË, DURRSAKU QË VRAU PUNËDHËNËSIN E TIJ ANGLEZ
Artikulli tjetërDJALI I VOGËL MBYLL NËNËN NË BALLKON, MERR FLAKË SHTËPIA