Shembja masive e tokës ka krijuar një situatë të frikshme për banorët e fshatit Dardhe të Bashkisë Fushë-Arrëz.Deri tani raportohet se tre banesa janë shembur dhe rrezikohen disa të tjera. Për këtë nga qeveria i është bërë thirrje banorëvë që të evakuohen nga aty për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Një nga banorët e fshatit Dardhë është Ferit Marashi, ky që shihni i cili prej disa muajsh është shpërngulur nga aty pasi shtëpia e tij është kthyer në të pabanueshme.

Ai është vendosur në fshatin Kuc të Shkodrës në një banesë me qera bashkë me tre fëmijët, ndërsa basghkëshortja e tij arsimtare për arsye pune jeton tek të afërmit në Fushë-Arrëz. Ndihmën e vetme ai e kërkon nga prefektura e qarkut Shkodër e cila sipas tij është treguar e gatshme nga ana ligjore dhe proceduriale që ta ndihmojë.

Mirëpo duke qënë se Feriti nuk disponon truall tjetër në pronësitë tij për këtë nuk mund ti jepet leja për të ndërtuar diku tjetër. Ndërkohë nga ana e bashkisë Fushë-Arrëz i është komunikuar se bashkia nuk disponon tokë të lirë për të sistemuar këto familje

Ndërkohë kur 3 ditë më parë kryeministri Rama vizitoi qytetin e Pukës, Ferit Marashi ka dashur që ta takojë nga afër Ramën për ti shprehur problemin por ai thotë se është shoqëruar nga policia e Pukës duke u mbajtur për 4 orë në komisariat pa asnjë lloj arsye.

Ndërkohë nga ana tjetër policia thotë se qytetari në fjalë ka qënë i alkoolizuar dhe për këtë nuk është lejuar që ti afrohet kryeministrit

Banoret e prekur nga shembja masive në fshatin Dardhe tashmë jetojnë të pashpresë, teksa ndjehen të braktisur nga pushteti lokal dhe ai qendror.
Si pasojë e shembjes masive të tokës, disa banesa pësuan shembje të konsiderueshme, ndërsa disa të tjera janë të rrezikuara dhe janë shpallur të pabanueshme.

Përkundër kësaj askush nuk ka kthyer kokën më nga banorët fatkeq të Dardhës, të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa shtëpi, pa tokë e pa shpresë se ku mund ta orientojnë jetën.

Artikulli paraprakKULT – 22.02.2019
Artikulli tjetërBERLINI ZYRTAR: DJEGIA E MANDATEVE VEPRIM I GABUAR