Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash rekomandimin e Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, gjatë prezantimit të rekomandimit tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë votën pro, pasi institucionet e Kosovës i kanë përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ajo tha se sot votohet për mandatën e dialogut tripalësh mes Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit të Ministrave.

Pas këtij votimi të Parlamentit Evropian konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Vetëm një javë pas votimit nga ky Komitet,

pritet që vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët të votohet përsëri nga Këshilli i BE-së, por tani në nivel të Ministrave të Brendshëm, që është edhe votimi përfundimtar.

Nëse nga këtu, ky proces merr dritën e gjelbër, gjatë periudhës nëntor – dhjetor, gjithçka mbetet është ceremonia e nënshkrimit dhe hyrja në fuqi.

Artikulli paraprakRIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOQEVE TË BANIMIT TEPE
Artikulli tjetërEMIGRIMI NDIKON NË ULJEN E NUMRIT TË STUDENTËVE