Policia greke sekuestron rreth 95 kg kanabis në kufi me Shqipërinë. Në pranga ka rënë shtetasi grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë.

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kishin marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë

në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

“Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, policia greke ka ndaluar për kontroll mjetin me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë” sqaron policia.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike cannabis sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.