Trashëgimtarët e ish të dënuarve politik pritet që të marrin kestin e dytë dhe të tretë i cili me vendimi të këshillit të ministrave do të nisë të shpërndahet në muajin Shtator.

Përfitues ka edhe nga rrethi i Shkodrës. Sipas Kreut të Shoqatës së ish-të përndjekurve politik Zenel Drangu në rrethin e Shkodrës përfitojnë kestin e tretë rreth 300 trashëgimtarë , ndërkohë 12 të tjerë janë në pritje të kestit të dytë.

Drangu përshëndet vendimin e qeverisë e cila sipas tij po tregohet mirënjohesë ndaj kësaj shtrese duke vijuar me përpikmëri ecurinë e shpërndarjes së kesteve.

Po çfarë duhet të kenë parasysh trashëgimtarët që të marrin këstin e radhës? Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive.

Shkodra numëron 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë.

 

Artikulli paraprakKPK SHKARKON GJYQTARIN E GJYKATËS SË LARTË
Artikulli tjetërBËRDICË, KANALET KULLUESE TË BLLOKUAR NGA SHKURRET