Sot starton kampionati botëror dhe atmosfera në Shkodër në qytetin më sportdashës të futbollit ende nuk ka filluar të ndihet.

Askush nuk ka vendosur flamurët e skuadrave të zemrës, as lokalët as banesat por as njërëzit sic duket nuk e ndiejnë si më përpara ardhjen e kampionatit.

Për pronarin e një dyqani i cili tregton artikuj sportiv shprehet së atmosfera paraqitet e qetë deri tani, megjithatë mbetet të shihet reagimi i tifozëve pas pak ditësh.

I pyetur se nëse përjashtimi i disa skuadrave nga kampionati botërori i këtij viti do të jenë pengesë për mos shitjen e shumë artikujve , tregtari sqaron se ne Shkodër shitjet kryesore i mbajnë artikuj që kanë dizenjo dhe logo të ekpit gjerman.

Ndryshe nga katër vite më parë këtë botëror atmosfera është më e vakët në Shkodër gjithsesi mbase me rritjen e temperaturave do të rritet dhe interesi për këtë botëror .

 

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON PROJEKTIN E RRUGËS SHËNGJIN-VELIPOJË
Artikulli tjetërTË BASHKËJETOSH ME MBETURINAT!