VULLNET ELBASANI SHPËRNDA DOMINO DHE KUTI SHAHU PËR TË MOSHUARIT. Kandidati i pavarur për Bashkinë Shkodër Vullnet Elbasani ka zhvilluar një takim me disa të moshuar të qytetit të Shkodrës. Në mënyrë simbolike kandidati i pavarur shpërndau domino dhe kuti shahu për këtë shtresë duke dhënë mesazhin se politikat sociale në të ardhmen do të jenë bujare dhe të përgjegjshme.

Kandidati për këshillin bashkiak Rezart Kastrati u shpreh se ka ardhur koha që Bashkia Shkodër të ndërrojë mentalitet.Këto nisma do të vijojnë sërish nga kandidati i pavarur Vullnet Elbasani i cili mendon se mosha e tretë apo edhe shtresa të tjera kanë nevojë për një përkujdesje sociale më të mirë.

Artikulli paraprakBAZHDARI: MBËSHTETJE GRAVE DHE VAJZAVE PA PËRKRAHJE
Artikulli tjetërDEBAT MES KANDIDATES BAZHDARI DHE PËRFAQËSUESEVE TË PD