Prej disa ditësh, Bashkia Shkodër ka filluar punën për pastrimin e kanaleve të ujërave të bardha dhe të zeza në disa lagje të qytetit. Pjesë e këtij aksioni është edhe lagjja Luguçesme në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Sipas banorëvë kishte më shumë se 25 vite që nuk ishte ndërhyrë në pastrimin e tyre derisa sa shpeshherë ujërat e bardha përziheshëin me ato të zeza duke dalë në sipërfaqe.

Ndërkohë në këto kanale ishte krijuar një situatë e rëndë mjedisore për faktin se vetë banorët depozitonin mbetje të ndryshme.

Ndaj ndërhyrja për të rehabilituar këtë zonë u pa si tepër e rëndëishme nga ana e bashkisë e cila ka nisur edhe projektin për rikonstruksionin e rrugës së lagjes ‘Lugucezme”.

Ndërkohë jashtë kameras, banorët u shprehën se shpesh herë i kanë pastruar vetë kanalet pranë shtëpive të tyre. Gjatë stinës së reshjeve, për shkak të bllokimit të kolektorëvë rruga bëhej e pakalueshme.

Ndërsa me këtë ndërhyrje që po kryhet pritet që edhe kjo lagje të kalojë një situatë normale sa i takon shërbimeve në infrastrukturë.

Puna do vazhdojë për pastrimin e të gjithë gjatësisë së kanaleve të ujërave të bardha në lagjen Luguçesme. Bashkia e Shkodrës njëherësh ka nisur edhe rikonstruksionin e rrugës “Lugoçesme”, investim nga të ardhurat vendore me vlerë 437 milion lekë.