Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjithashtu policia ka sekuestruar në shtëpinë e tyre 63.380 euro.

Operacioni për kapjen e dy shqiptarëve u sinjalizua nga vetë qytetarët italianë, të cilët në një aplikacion që përdorin autoritetet italiane të quajtur “YouPol” sinjalizuan prezencën e një shpërndarësi droge në sheshin Nizza të Cologna-s.

Pas kontrolleve, policia arrestoi një 49-vjeçar nga Shqipëria, i cili brenda në makinë kishte fshehur 23 doza kokainë dhe 120 euro në total.

Ndërkohë më vonë, ata kryen edhe një kontroll në banesën e tij. Aty gjetën vëllain tjetër 42-vjeçar. Në apartament, ata gjetën edhe shumën 63.380 euro si dhe 263 gramë kokainë, 1 kilogramë hashahi, 220 gramë marijuanë, 98 fishekë, tre peshore elektronike dhe disa përzier të ndryshëm për drogën.

Artikulli paraprakDY TENTATIVA VETËVRASJE ,NJË GRUA HUMB JETËN, TJETRA PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetërPËRDHUNUAN 2 TURISTET NË PLAZH, 3 TË ARRESTUAR MES TYRE 1 SHQIPTAR