Një sasi prej 42 kg heroinë e pastër është sekuestruar në Selanik gjatë një operacioni të organizuar orët e fundit nga departamenti i anti-drgoës.

Sipas mediave greke heroina ishte importuar nga Turqia nga 4 bullgarë dhe do të shitej tek dy shqiptarët, ku këta të fundit do ta transportonin në Athinë. Policia greke ka arritur ti arrestojë dy shqiptarët së bashku me 4 bullgarët.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në portat e dy makina me targa bullgare në të cilën udhëtonin edhe 4 bullgarët e arrestuar.

Dy shtetasit shqiptarë 29 dhe 49 vjeç, udhëtonin në bordin e një Audi me targa shqiptare,i cili tashmë u sekuestrua prej anti drogës greke. Sipas policisë greke, forcat e ndërhyrjes në këtë operacion ishin me informata të sigurta dhe cilësia e heroinës ishte maksimale në 99.99%.

Në total u sekuestruan 81 pako me 42.120 gramë heroinë, 3900 lekë shqiptare, si dhe 3 automjete që shërbenin për transportin e lëndës narkotike.

Të 6 personat e arrestuar janë lënë në burg pa afat ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar droge.

Artikulli paraprakBRENDA SHTATORIT GATI AMINISTIA:PËRFITUESIT KRYESORË GRATË DHE FËMIJËT
Artikulli tjetërVRAU PRINDËRIT NË BATHORE, I SHPËTON BURGIMIT TË PËRJETSHËM