Policia e Portoferraio, në Itali ka arrestuar një shqiptar 37-vjeçar në ishullin Ebla, ndaj të cilit kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga gjykata e Luccas për trajtimin e drogës.

Shqiptari ishte zhvendosur në ishull një vit më parë dhe kishte ndryshuar identitetin dhe duke përfituar gjeneralitete të reja.

Gjatë hetimeve të ushtruar nga policia, nëpërmjet verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve, u zbulua identiteti i vërtetë i 37-vjeçarit, kundër të cilit ishte në pritje të një urdhri arrestimi, pasi duhej të vuante 9 vjet burg për trajtimin e drogës .

Masa e sigurisë ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2013, por i arratisuri ishte zhdukur deri para disa ditësh, kur ai u kap në ishullin Elba.

Pas konstatimit të identitetit të shqiptarit, i cili kishte qëndruar i fshehur pas shumë pseudonimeve gjatë qëndrimit në Itali, ushtria kapi dokumentin e identitetit dhe e arrestoi. Shqiptari u dërgua në burgun e Porto Azzurro

Artikulli paraprakBURRI VRET GRUAN ME 15 PLUMBA NË PRIZREN, VIKTIMA NËNA E KËSHILLTARES SË KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërI NXEHTI PËRFSHIN BALLKANIN: SHQIPËRI, TEMPERATURAT DERI NË 40 GRADË