Prokurorët e Bosnjes kanë ngritur akuza për 7 persona, mes tyre një shtetas iraken dhe dy pakistanezë për akuzën e trafikut të qënieve njerëzore.

Grupi besohet se ka arritur përmes Bosnjes të fusë në Kroaci, 46 persona.
Ata kanë arritur të përfitojnë 40.800 dollarë nga kjo tregti.

Irakeni dhe dy pakistanezët të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupit hiqeshin sikur ishin vetë emigrantë me qëllim që të hynin në kontakt me persona të tjerë të cilët donin të shkonin në vendet e Bashkimit Europian” informoi prokuroria.

Bosnja është kthyer në një pikë kyçe tranziti e emigrantëve që vijnë nga Azia, Lindja e Mesme dhe Agrika e Veriut dhe synojnë emigrimin drejt vendeve të BE.

Artikulli paraprakINVESTIMET NË MATERNITETE, MANASTIRLIU: 29 INKUBATORË TË RINJ NË SPITALE
Artikulli tjetërBURRI HIDHET NGA URA PËR TË SHPËTUAR NJË GRUA QË PO MBYTEJ