Një njerkë mizore është dënuar me 28 vite burg pasi trajtonte në mënyrë mizore thjeshtrin e saj. Bëhet fjalë për Jordan Bleimeyer i cili deri në moshën 5-vjeçare jetoi i mbyllur në një dollap dhe i paushqyer.

Nëna e 7 fëmijëve, Tammi Bleimeyer u shpall fajtore për keqtrajtimin e djalit të vogël, të cilin e mbyllte në një bodrum dhe e detyronte të flinte në një dollap të vogël. Jordan tashmë është 9-vjeç, konsiderohej si “Harry Poteri” i familjes dhe njësoj si në film, qëndronte i izoluar nga të tjerët.

I vogli qëndronte për shumë kohë pa u ndërruar nga pelenat, rrine shumë i pisët, i pa ngrënë dhe në dhomë kishte instalime të zbuluara elektrike. Sipas mjekëve, nëse Jordan nuk do të gjendej në kohë do të mund të humbiste jetën për shkak të mos ushqyerje, pasi në atë kohë peshonte vetëm 13 kg.

Bradley Bleimeyer, babai i djalit, u shpall fajtor për të njëjtën akuzë dhe u dënua me 15 vjet burg. Keqtrajtimi i të voglit u zbulua në muajin Mars të viti 2014 kur djali më i madh i Bleimeyer, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë, e raportoi tek autoritetet lokale.

Këta të fundit e ndoqën çështjen dhe zbuluan mizorinë e kryer mbi fëmijën e vogël.

Artikulli paraprakSHQIPTARJA NË HISTORI, SHPALLET KAMPIONE E BOTËS NË WBC MUAYTHAI
Artikulli tjetërKLUBET SHQIPTARE NË KOLAPS FINANCIAR, FSHF NJOFTON PËR LICENCIMET