Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra në përgatitjet për në Champions League ka zhvilluar një ndeshje miqësore me kampionen e Kosovës Kf Mitorvica.

Në këtë ndeshje testuese për të dy ekipet 45 minutat e para janë mbyllur me porta të paprekura ku loja më së shumti është dominuar nga ekipi mik.

Por me fillimin e pjesës së dytë të kësaj miqësoreje vajzat shkodrane u mobilizuan më shumë në kërkim të golit ku ishte futbollistja Luçije Gjini ajo që kaloi në avantazh skuadrën kuqeblu.

Edhe pse skuadra e Mitrovicës u mundua të barazonte nuk i’a arriti qëllimit duke bërë që ndeshja të mbyllej përfundimisht 1-0 për Vllazninë.

Pas përfundimit të kësja miqësoreje trajneri i Vllaznisë në futboll për femra Nikolin Leka u shpreh se i kënaqur me rezultatin e arritur.

Edhe trajneri i ekipit të Mitrovicës Seid Onbashi tha se kjo miqësore ishte një ndjenjë e veçantë të zhvillohej mes dy kampioneve shqiptare.

Në vijim ekipi i Vllaznisë në futboll për femra në ditët e ardhshme mund të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore tjetër para nisjes për në Bosnje.

 

Artikulli paraprakCILI DO TË JETË FATI I VLLAZNIA B?
Artikulli tjetërVRASJA E DYFISHTË, DREJTORI: PO PUNOJNË PËR ZBARDHJEN