Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra ka zhvilluar takimin e parafundit të kampionatit ku finalja do të luhet javën e ardhshme. Në fushën sportive “Reshit Rusi” vajzat kuqeblu janë ndeshjur me skuadrën e Juban Danja ku rezultati përfundimtarë ka qënë 7-0.

Kështu Vllaznia ka marrë një tjetër fitore të rradhës astu siç ka bërë edhe në ndeshjet e më parshmë. Në pjesën e parë e vjazave shkodrane është mbyllur me katër gola të shënuar nga Ambra Gjergji, Megi Doçi dhe Arlinda Gruda.

Ndërkohë ne 45 miutat e dyta të takimit ku janë shënuar edhe tre golat e tjerë kanë autorësinë e Megi Doçi sërish, Uendi Muja dhe Luçije Gjini, duke kompletuar kështu fitoren e thellë, pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarit për të rezistuar.

Trajneri I Vllaznisë Nikolin Leka në prononcimin e tij të pasndeshjes shprehet se këto ndeshje të fundit po shfrytëzohen për t’I dhënë mundësinë edhe vajzave të reja për të luajtur.

Kampionati I dhjetë I futbollit të femrave në Shqipëri do të mbyllet javën e ardhshme dhe Vllaznia pas ndeshjes që do të luajë ndaj Pogradecit ku do të kurorëzohet kampionia e Shqipërisë për të pestin vit me rradhë.

 

Artikulli paraprak“VLLAZNIA B” NUK JA DEL NDAJ BURRELIT
Artikulli tjetërKAPET DROGË NË BURG, MARRËSI I PAKOS NJE I DENUAR PER VJEDHJE