Kjo është pianistja Nikol Tuka. Vetëm 13 vjeçe por me 30 çmime të fituara ndërkombëtare dhe kombëtare për talentin e saj në piano. Ajo erdhi në teatrin “Migjeni” me një koncert recital të saj.

Pianistja e re solli disa prej pjesëve muzikore më të njohura duke i luajtur në perfeksion dhe duke marrë duartrokitjet e publikut. Gjatë koncertit të saj emocionues ishte momenti kur Nikol luajti në piano ndërsa babai i saj, këngëtari Aleksandër Tuka këndoi.

Mësueja e Nikol Tukës, Dorina Saraçi vlerësoi pianisten e re dhe koncertin recital të saj përpara publikut.

Vetë pianistja është e emocinuar dhe e lumtur që performoi në qytetin e saj.

Nikol Tuka premton edhe më shumë për të ardhmen si një pianiste që shumë shpejt do të zërë një vend të rëndësishëm në artin dhe kulturën shqiptare.