Një 13-vjeçar ka humbur pas një konflikti me thika me disa bashkëmoshatarë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. I mituri A.S u dërgua në spital në gjendje të rëndë por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Një 13-vjeçar nga Mamurrasi ka humbur jetën pas një konflikti me thika që ka pasur me disa bashkëmoshatarë.

I mituri u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo identiteti i autorit.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKONFLIKT PËR PRONËN, QËLLON ME AUTOMATIK NDAJ DY PERSONAVE
Artikulli tjetër“FORCA E LIGJIT” NË VEPRIM, POLICIA DETAJE NGA OPERACIONI NË SHKODËR