Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë kanë përshëndetur konstituimin e KLGJ-së si dhe zgjedhjen e drejtuesve të këtij organi të drejtësisë.

UGJSH dhe SHKGJSH u ka uruar suksese anëtarëve të përzgjedhur për mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor dhe kanë riktheksuar se mirëpresin dhe inkurajojnë çdo reformë në sistemin e drejtësisë.

“Që nga dita e themelimit të tyre UGJSH dhe SHKGJSH nuk kanë rreshtuar se theksuari se mirëpresin dhe inkurajojnë çdo reformë në sistemin e drejtësisë,

e cila bazohet në respektimin dhe mbrojtjen e parimeve dhe të drejtave themelore të njeriut dhe ka për qëllim forcimin e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, rritjen e cilësisë e pavarësisë së vendim-marrjes në gjykime dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë ne vend”,

shkruhet ndër të tjera në deklaratën e tyre për mediat.

Në fund, UGJSH DHE SHKGJSH kanë theksuar edhe një herë angazhimin e tyre maksimal për të bashkëpunuar me organet e reja të qeverisjes së pushtetit gjyqësor, duke nënvizuar si motive mbrojtjen e parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve,

arritjen e pavarësisë së gjykatave, garantimin e të drejtave dhe lirive të gjyqtarëve në Shqipëri si dhe luftën pa kompromis ndaj çdo fenomeni negativ të vërejtur në rradhët e punonjësve të sistemit të drejtësisë.