Shqiptarët kanë nevojë sërish të sensibilizohen për shkak të kontributeve për sigurimet shoqëreore për përfitimin e një pensioni. Pavarësisht se ligji për sigurimet ka 25 vite që është në fuqi, përtej progresit nevoja është akoma e madhe.

 

Megjithatë, sipas drejtores së Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër, Violeta Staka, situata është drejtë në ndryshimi pozitiv, ndërsa komuniteti ështe ndërgjegjësuar për rëndësinë e sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

 

Problemi më i madh është tek pensionet e invaliditetit, të cilët kanë nevojë për një ndërgjegjësim më të madh. Staka shprehet se nuk mungojnë rastet që një pjesë e tyre nuk arrijnë të marrin përfitimet për shkak edhe të mungesës së informacionit.

 

Pagesa e sigurimeve shoqërore është e vetmja formë për të përfituar pension në moshën e pleqërisë. Ndërsa ndërgjegjësimi i popullatës, përtej progresit, ka nevojë më tepër.