Dita e martë ka rikthyer në stërvitje dy ekipet e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit shkodran Ervis Kraja.

Pas një fjalimi të mbajtur nga vetë trajneri por edhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi ata kanë vijuar me punën e tyre.

Por trajneri kuqeblu tek skuadra A ka pasur tre mungesa sa i përket lojtarëve të cilët nuk janë stërvitur me ekipin.

Bëhet fjalë për Renato Malota, Nuredin Orelesi dhe Florind Bardulla. Ata kanë ndjerë shqetësime të ndryshme dhe për rrjedhojë, kanë rënë dakord që të mos stërviten.

Ervis Kraja në intervistën e tij për mediat u shpreh se dy Vllaznitë duhet të jenë bashkë dhe se nuk duhet të ketë dallime mes njëri-tjetrit në skuadrë pasi “nuk ka liderë por vetëm punëtorë”.

Kraja shprehet se ka besimin se ndaj Kukësi do ja dalin por që shpreson gjithashtu që edhe në ndeshjen Kamza – Laçi të fitohet nga këta të fundit.

Madje Ervis Kraja ka edhe një mesazh për futbollistët shkodranë që janë pjesë e kurbinasve.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes të Vllaznis B ndaj Orikumit tekniku shkodranë u shpreh se shkojnë me ekip të plotë dhe se do të tentojnë arritjen e fitores.

Në përfundim të intervistës së tij për mediat Kraja ka edhe një thirrje për tifozerinë shkodrane.

 

Artikulli paraprakGJYREZI MBËSHTET VLLAZNINË, ASGJE SKA MBARUAR
Artikulli tjetërNIS FURNIZIMI ME ILAÇE NË SPITALIN E SHKODRËS