“Të jeni të bindur se vera do të nisë me zgjedhje parlamentare dhe jo zgjedhje lokale,” u shpreh kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi pas takimit me kryetarin demokrat në selinë PD.

Takimi u mbajt menjëherë pas fjalës që Basha mbajti nga selia PD ku njoftoi dhe mbylljen e protestës dhe ftoi qyterët të bashkohen më 16 mars, dita kur opozita ka thirrur një protestë mbarëkombëtare, do jetë vendimtare për këtë proces.

Lulzim Basha: Populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjesimit të Asamblesë së Krimit dhe nxjerrjen e kësaj Asambleje lakuriq para botës si kazani i plehrave, horrave, hajdutëve dhe kriminelëve.

Ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari.

Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë i kryezullumqarit Edi Rama.

Dua ti bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të shpresës, hapjes së portave të Europës, të zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën, horrat dhe kriminelët e tij.

Me një akt tjetër të madh që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt, me 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të rilindjes, për të çliruar Shqipërinë, të ardhmen tonë, për të çliruar zgjedhjet, ekonominë, madje për të çliruar dhe vetë PS.

Artikulli paraprakLIROHEN 6 POLICËT E PORTIT TE DURRËSIT
Artikulli tjetërNISEN DREJT TIRANËS TË MOSHUARIT E DHUNUAR