Do të hetohen në gjëndje arresti dy prej të arrestuarve për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrikun e vitit të kaluar.

Gjykata Penale e Tiranës ndryshoi sot masat e sigurisë për Kridens e Marsel Allën. Nga detyrim me paraqitje ndaj tyre është marrë masa e sigurisë “arrest me burg” .

Kjo erdhi pasi prokuroria ndryshoi akuzen, nga mos kallëzim krimi në vrasje e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë për Eugen Bitrajn prokuroria nuk ka kerkuar ndryshim akuze dhe do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin për gjyqtarët dhe prokurorin që liruan tre personat e akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues celulari një vit më parë.

Artikulli paraprakERALD ÇINARI I JEP LAMTUMIRËN VLLAZNISË
Artikulli tjetërFËMIJA GJENDET I PAJETË NË NJË GROPË UJI