Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debatet e forta. Opozita kërkon largimin e ministrit Xhafaj, pasi e akuzon se mbrojti vëllanë nga vuajtja e dënimit në Itali.

Agron Xhafaj u kap në një operacion ndërkombëtar të zhvilluar nga Italia dhe DEA u mohua për vite me radhë, por u pranua këtë javë nga Xhafaj. Ai është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë 7.2 vite për trafik droge.

Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë burg. Deri dje ishte në Shqipëri, ishte në Vlorë, është fakt se ndryshoi emrin nga Agron në Geron, është fakt se vijon aktivitetin e tij kriminal në Vlorë.

Ai u nis në Itali, jo si shoqëron të ekstraduarit, por me avionin e linjës, as nuk i vendosën prangat, por u përshëndet me qetësi me policët dhe hipi në avion. U përcoll me nderime në Itali.

Cfarë fshihet pas kësaj ngjarje, policia duhet ta kishte ndaluar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin.

Policia duhet të ndalonte Fatmir Xhafajn pas përgjimit, prokuroria e ka për detyrë të hapë hetim. Policia i është vënë mbrapa dëshmitarit X kur pretendojnë se përgjimi nuk është i vërtetë

Debati në parlament

Ruci: Hape një minutë IT, një minutë zotit Basha

Basha: Pjesën tjetër të deklaratës në Facebook

Ruci: Mund të vijoni zoti Basha

Basha: Ftoj mediat të ndjekin debatin në Facebook, keni marrë peng parlamentin

Ruci: Balla mos ndërhy, zoti Basha vijoi se po mbaron edhe minuta shtesë që iu dhashë

Basha: Nuk ka zë

Ruci: Koha mbaroi, ulu. Fjala jote ishte interpelancë që nuk ke kërkuar ose 10 minuta jashtë cështjes duhet të respektoni Kuvendin. Parlamenti nuk është ta uzurponi ju

Basha: Ditën që ky parlament nuk u kompozua nga vota e lirë, por paratë e drogës, Xhafaj, Habilajt,

Balilajt ka humbur cdo legjitimitet. Po të them Gramoz Ruci, që gojën opozitës nuk do ia mbyllni as me metodat e vjetra që jeni rritur as me metodat e reja.

Unë do të vijoj deri në fund fjalën, zgjidh edhe merr.

Ruci: Nuk është në dorën time të zgjedh apo të marr. Opozita nuk jeni vetëm një zë si ju, por të gjithë emrat që keni regjistruar, 39 veta. 7 orë diskutime për një projektligj.