Lëkundjet sizmike që po prekin Shqipërinë janë bërë tashmë një rutinë e zakonshme.

Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01.

Mesnatën e kësaj të premteje janë shënuar 3 tërmete të reja, dy në harkun e 3 minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit,

konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7, ndërsa lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1.

Lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo e rënë në Adriatik, por që është ndjerë nga qytetarët, pa shkaktuar gjithsesi dëme.

Artikulli paraprakPËRCAKTOHEN ARBITRAT PËR ÇEREKFINALET, SURPRIZË NË URUGUAI-FRANCË
Artikulli tjetër33 TË VDEKUR NGA VAPA, KAOS NGA MOTI I PAZAKONTË