fundmi ‘letrën e gjethes’, që ka në përbërje të saj fara të ndryshme bimësh. Kjo letër e krijuar në mënyrë artizanale edhe nëse hidhet poshtë, nuk njeh përfundim cikli.

Çdo ditë në ambjente zyrash, shkollash e shtypshkronjash hidhen poshtë qindra e mijra fletë letre, të cilat nëse i mbledhim në mënyrën e duhur, mund t’i ripërdorim.

Kështu mendon Daniele Romaniello, artizani italian që merret me përpunimin e letrës dhe që çdo ditë në laboratorin e tij të vogël, i jep ketyre mbetjeve një jetë të re. I vetmi limit që çdonjëri prej nesh ka përkundrejt letrave të hedhura është fantazia.

I rritur në një familje artistesh, mes telajove, ngjyrave dhe vizatimeve, ai pak kohë më parë nisi të interesohej për letrat e hedhura aty këtu.

Laboratori i tij i vogël ndodhet diku në perfieri të Romës dhe prej disa vitesh aty Daniele prodhon prej mbetjeve, në mënyrë artizanale, letër të cilësisë së lartë.

Letrat në laboratortin e Daniele Romaniello janë të ndryshme për nga përmasat, lloji dhe ngjyrat. Shpikja e tij e fundit është ajo që ai e quan “Letra gjethe”.

Bëhet fjalë për një lloj letre e krijuar në mënyrë artizanale, të cilën edhe nëse e hedhim poshtë, nuk do të thotë se cikli i saj mbaroi.

“Letra gjethe” ka në përbërje të saj fara të ndryshme bimesh. Dhe kështu, nëse e hedhin poshtë, prej mbetjeve të letrës pas pak ditësh do të lindë gjelbërimi dhe cikli i saj nuk do të mbarojë kurrë.

Prej farave do të lindë një jetë e re dhe riciklimi i saj do të vazhdojë pafund.

Artikulli paraprakISHTE DJALI I NJË DEPUTETI, PËRJASHTOHET NGA SHKOLLA PRIVATE FËMIJA
Artikulli tjetërAKTORI I SULET MINISTRES: E KE PUNËN KEQ, NUK DO SHPËTOSH, DO T’I LASHË TË GJITHA!